Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti konferencë me Scholz: Kosovës t'i liberalizohen vizat! Kancelari gjerman flet për Procesin e Berlinit dhe paralajmëron vizitë në Ballkan

Shkruar nga Newsbomb
Kurti konferencë me Scholz: Kosovës t'i liberalizohen vizat!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është në një konferencë të përbashkët për mediat në Berlin me kancelarin Olaf Scholz. Ai ka kërkuar që pavarësia e vendit të njihet dhe nga 5 shtetet e BE që ende nuk e kanë bërë këtë.

Kurti ka kërkuar gjithashtu liberalizimin e vizave për Kosovën. Për dialogun me Serbinë ai u shpreh "Kosova është proaktive në dialog duke sjell dhe propozime në linjë me vlerat e BE. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund. Ne jemi të përkushtuar të ecim shpejt."

Kancelari gjerman Olaf Scholz ktheu sytë nga procesi i Berlinit dhe tha se Gjermania do ta rigjallërojë atë. Edhe vetë kryeministri Kurti foli i lumtur për angazhimin e Gjermanisë në këtë proces, sepse siç tha, Kosova nuk dëshiron të jetë pjesë e alternativave të tjera.

Pjesë nga deklarata e kancelarit Olaf Scholz

- Vizat? Meqë Gjermania prej kohësh e ka mbështetur, ne shpresojmë që kjo të ndodhi në mënyrë të shpejt. Ne kemi një regjim të hapur për migrimin e punës. Përsa i përket periudhës kohore nuk e themi dot se varet nga organe të tjera, por duam të ndodhë shpejt.

- Procesi i Berlinit? Ky proces vlerësohet shumë nga shtete e Ballkanit. E di dhe nga kontaktet me shtete që gëzohen shumë që kancelari i Gjermanisë e bënë këtë çështje të tijën dhe vazhdon procesin. Ne po përgatitemi që ta bëjmë në gjysmën e dytë të vitit. Unë do shkoj në rajon. Ne do kemi një bazë të mirë që bashkëpunimi të funksionojë.

Ne kemi një interes të madh që unë ta bëjë këtë dhe unë këtë do ta bëjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu