Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Kurti i kërkon BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën: Kemi përmbushur kriteret, s’kemi alternativë tjetër!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përfaqësoi Kosovën në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës në Bruksel.

Ky është takimi i katërt që mbahet mes Kosovës dhe BE-së sa i përket progresit të MSA-së.

Gjatë kësaj vizite, Kurti është takuar me shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, komisionarin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në këto takime, ai ka përsëritur kërkesën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se i kanë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

“Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe besojmë që BE-ja të lëvizë para. Integrimi në BE nuk ka alternativë. Ne jemi të motivuar të vazhdojmë reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka thënë Kurti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img