Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti i gatshëm të shkojë në Bruksel: Ulja e tensioneve nënkupton lirimin e menjëhershëm të tre policëve

Shkruar nga Newsbomb
Kurti i gatshëm të shkojë në Bruksel: Ulja e tensioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë është shprehur se është i gatshëm të marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel.

Ai tha se do të shkojë atje për të prezantuar dokumentat që vërtetojnë rrëmbimin e policëve të Kosovës në Serbi. Kryeministri i Kosovës se çtensionim i situatës do të thotë lirimi i policëve nga Serbia.

“Unë së pari erdha t’ju njoftoj me këto të gjetura që janë interes i madh edhe i familjeve edhe në opinion. Jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqes hollësisht këto të dhëna që i morëm dhe ta kuptojnë se deskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë”, tha Kurti.

Kujtojmë që dje Kuti tha se do të shkonte në Brukse vetëm pas vizitës të shefit të zyrës në  Beograd, Jetish Jashari tek tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë.

Sot Jashati ka takuar tre policët, prej të cilëve ka marrë edhe dëshminë.  E teksa Kurti ka thënë se do të marrë pjesë në takim, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se s’ do jetë pjesë e këtij takimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese