Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kurti flet për marrëdhënien me Ramën: Nuk kemi patur marrëdhënie të këqija, por as të mira për shkak të idesë për shkëmbimin e territoreve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0073bd78df5528ad8d1ba4c922be8376

Kandidati LVV-së për kryeministër në Kosovë, albin Kurti, ka folur në emisionin “Debat Plus” për marrëdhëniet me kryeministrin Rama.

Ai u shpreh se me Rasmën nuk ka patur marrëdhënie të këqija, por as të mira për shkak të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë, ndërsa për sa i përket Vetëvendosjes në Shqipëri, Kuti e quan një gjë të mirë për demokracinë.

Pyetje: A do ketë bashkim me Shqipërinë? Ramën doni apo nuk doni do ta keni edhe 1-2 muaj në qeveri, a e pengojnë këto raportin mes dy vendve?

Kurti: Nga pikëpamja jonë jo. Bashkëpunimi duhet të jetë përtej partive që shkojnë e vijnë. Vendet e BE janë shumë më të integruara se Kosova me Shqipërinë. Mund të bëjmë shumë më tepër si përshembull politika e jashtme. Nuk e kemi komoditetin që të kemi diferenca në politikën e jashtme. E dyta politika e sigurisë dhe mbrojtjes dhe e treta ajo e burimeve. Duhet t’i zgjidhim këto probleme. Tek mbledhjet mes dy qeverive unë do të insistoj që t’i adresojmë këto problematika. Kemi diku tek 77 marrëveshje. Me Ramën s’kam pasur marrëdhënie të këqija nga pikëpamja ime, por jo të mira si dikur për shkak të idesë së shkëmbimit territorial, që u kthye në projekt.

Pyetje: LVV është regjistruar në zgjedhje në Shqipëri, a mund të krijojë pakënaqësi me kryeministrin e Shqipërisë?

Kurti: Për besë unë nuk mundem të analizoj imagjinatat nga më të pakontrolluara. LVV e Shqipërisë e ka autonominën e vetë. Unë besoj se i kontribuojnë demokracisë. Janë kandidatë të pavarur, është prurje demokratike.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img