Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti flet pas zgjedhjeve lokale: Demokracia jonë model për rajonin! I gatshëm të bashkëpunoj me çdo kryetar komune

Shkruar nga Newsbomb
Kurti flet pas zgjedhjeve lokale: Demokracia jonë model për rajonin! I

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një deklarate për media komentoi zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij Kurti u shpreh se zgjedhjet lokale që u mbajtën dje, ishin të lira, demokratike dhe pa ndonjë incident.

“Jam krenar që kishim miq nga Bashkimi Europian që vëzhguan edhe demokracinë tonë e cila mund të shërbejë si shembull për rajonin dhe jo vetëm. Ata panë që përvec xhudos, filmit dhe programit të vaksinimit Kosova shkëlqen dhe me procesin zgjedhor”, u shpreh Kurti.

Ai tha se si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje është shumë i kënaqur të shohë aq shumë kandidatë të LVV në balotazh.

“Ky është një shans që të flasim e e diskutojme me qytetarët e Kosovës se si mund të mbrojmë dhe të avancojmë arritjet e këtij gjysëm viti të qeverisjes së mirë mbi luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjes së mirë”, tha Kurti gjatë fjalës së tij. 

“Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që të siguroj se vlerat tona të përbashkëta të arrijnë në çdo lagje. Do të jem i gatshëm të bashkëpunoj me çdo kryetar komune që ndan vlera demokratike e që është i gatshëm të bëjë reforma të thella”, tha ai. 

Kurti uroi të gjithë kandidatët dhe tha se kjo është një festë e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim.

Gjatë përgjigjes së pyetjeve që u ngritën nga gazetarët ai u shpreh se komunat që do të jenë në raundin e dytë në balotazh do të mbajnë zgjedhje në datën 14 nëntor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu