Hapësire reklamuese

Rajoni

Kurti flet pas takimit në Bruksel: Isha i gatshëm ta nënshkruaja, por Vuçiç refuzoi

Shkruar nga Newsbomb
Kurti flet pas takimit në Bruksel: Isha i gatshëm ta nënshkruaja,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ishte i gatshëm të nënshkruante për dakordimin e sotëm në Bruksel, mirëpo ishte pala serbë ajo e cila refuzoi.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, Kurti e konsideron si dëm faktin që ditën e sotme nuk u nënshkrua asgjë.

“Për Asociacionin është neni dhjetë fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë jam përgjigjur. Është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momentin kur teksti mund të lexohet nga gjithë. Është marrëveshje që plotësisht vendos barazi të palëve, është marrëveshje e simetrisë e fqinjësisë së mirë e edhe bashkëpunimit në të ardhmen, në mënyrë demokratike e evropiane gjithmonë.

Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur gatishmëri e interesimin tim të nënshkruaj këtë tekst. Nuk do të ishte teksti i parë që do të nënshkruhej nga kryeministri i Kosovës e kreu i Serbisë. Në Berlin kemi nënshkruar tri marrëveshje e katër kryeministra të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sot e u pajtuam. Duhej të rezultonte dakordimi me nënshkrim, ishte pala serbe që se bëri ndonëse u pajtua”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka falënderuar zyrtarët evropianë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për punën që kanë bërë deri tani.

“Falënderoj të dy për punën që kanë bërë deri tash, besoj se jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për fqinjësi evropiane. Preambula ka 5 fjali e 10 nene.

Është mirë sa më shumë qytetarët ta lexojnë vetë, por edhe profesionistët e dokumenteve të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare e të aspekteve legale juridike, që të bëhet edhe ndonjë diskutim demokratik publik për këtë gjë. Plani i zbatimit do të jetë plan se si të përkthehen në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi i arritur sipas propozimit evropian, i iniciuar më herët nga Franca e Gjermania, që iu bashkëngjitën emisarit të BE-së qysh më 9 shtator kur u bë propozimi. Janë gjithaq gjërat që duhet zbatohen”, është shprehur Kurti.

LEXO EDHE: Vuçiç flet pas takimit në Bruksel: Kurti nuk ishte i gatshëm për Asociacionin, do takohemi sërish

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll