Tirana
overcast clouds
21.2 ° C
21.2 °
21.2 °
56 %
4.1kmh
89 %
Mër
20 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Kurti flet pas takimit me Lajçak: Dialogu me Serbinë s’është prioriteti i parë i qeverisë, të jetë i përgatitur mirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

b2315ecb3153967ddf5e6e4f69c09425

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaruar se çështja e dialogut kosovë-Serbi, nuk është prioriteti i parë i qeverisë së re, e cila pritet të formohet së shpejti.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, u shpreh Kurti.

Teksa u pyet nëse ka disktuar me Lajçak çështjen e hartës, e cila e përfshinte Kosovën si pjesë të Serbisë, Kurti e mohoi një gjë të tillë. Edhe njëherë kreu i LVV-së la të kuptohet qartë se dialogu nuk është në prioritet e para të qeverisë, pasi në krye qëndrojnë drejtësia dhe punësimi.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha Albin Kurti.

Më shumë

spot_img