Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kurti flet pas përplasjes me Bërnabiç dhe tregon si nisi debati: Ajo nuk donte që të…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar se mes tij dhe homologes serbe ka pasur një debat të ashpër ditën e sotme në Tiranë, aty ku mbahej Samiti i Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se debati nisi pasi vetë Kurti i kishte kërkuar që të njihte Kosovën, ndërsa kjo e fundit nuk kishte pranuar një gjë të tillë.

“Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.

Për Kurtin njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia është e domosdoshme, pasi dhe vetë për të kjo është një situatë që e mban peng.

“Të gjitha këto nisma ngecin për shkak se mungon njohja nga Serbia. Kjo do ta krijonte situatën në të cilën, jo vetëm Kosova e Serbia, por të gjitha vendet do të mund të ecnin më shumë drejt BE. Në fund të kësaj dekade do të duhet të jemi të gatshëm për integrim në BE”, shtoi Kurti.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img