Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Kurti flet nga Parisi: S’pranojmë Asociacion mbi baza etnike, bie në kundërshtim me Kushtetutën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka theksuar srish kundërshtinë e tij për kërkesën e vazhdueshme të Serbisë dhe atë të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 Ai ka thënë se një asociacion i tillë, të cilën e quajti mbi baza etnike, nxit politikë mbi baza etnike dhe se nuk është e mundshme.

Këto deklarata Kurti i bëri gjatë një intervistë për mediumin Deutsche Ëelle, teksa ka përkujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e themelimit të Asociacionit, e cila e konsideronte si jo-kushtetuese.

“Ka një mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, por jo për asociacion mbi baza etnike. Unë nuk e kundërshtoj Asociacionin e komunave. Aktualisht, Kosova ka një asociacion komunash, 38 në total. Por unë nuk mund ta pranoj asociacionin mbi bazat e identitetit etnik. Politika mbi bazat etnike nuk është e mundshme. Pra s’mund të krijohet një asociacion mbi baza etnike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Ky fakt është gjithashtu i konfirmuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese tonës në dhjetor 2016″, deklaroi Kurti.

Kundërshtia e hapur e kryeministrit Kurti vjen në kohën kur SHBA dhe BE po kërkojnë që të fillohen menjëherë hapat e parë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri ka nënvizuar se Beogradi po e refuzon propozimin franko-gjerman dhe situatën në veri e ka quajtur si formë e kamuflimit të këtij refuzimi.

Kjo situatë është krijuar sepse Beogradi e refuzon propozimin Franko-Gjerman dhe kjo dramë është krijuar për të mbuluar refuzimin. Ata e kanë diskutuar këtë propozim në takimin e Këshillit të Sigurisë në Beograd dhe ai është refuzuar në mënyrë unanime. Pra, të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë në Serbi votuan kundër propozimit. Dhe njoftimi u dha nga ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili në të shkuarën ka qenë zëdhënës i Millosheviçit. Ai tha se e kishin refuzuar propozimin franko-gjerman dhe më pas sajuan këtë dorëheqje kolektive nga institucionet tona, të policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë”, tha kryeministri Kurti.

Më shumë


spot_img








spot_img