Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Kurti e fajësoi, reagon Josep Borell: Nuk është e vërtetë që kemi hequr dorë nga propozimi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se BE ka hequr dorë nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve mes vendit të tij dhe Sebisë.

Ky reagim i Borellit është bërë përmes zëdhënësit të tij Petër Stano, i cili tha se çdo pretendim se BE-ja, po heq dorë nga propozimi për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë të pavërteta.

Ai thekson se Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë plotësisht prapa këtij propozimi dhe inkurajon palët të bien dakort.

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi i saj për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili mbështetet nga Gjermania, Frana dhe SHBA, janë të pavërteta. BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht prapa këtij propozimi dhe inkurajon palët të bien dakord për tekstin sapo të jenë gati t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë në gjendje të shkojnë drejt zgjidhjeve evropiane. Ajo që tani është kryesore është që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, i cili kërkon veprim të menjëhershëm nga të dyja palët, Kosova të mos fillojë të shqiptojë gjoba dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Nuk mund të ketë negociata për normalizimin e marrëdhënieve me një kërcënim të pranishëm dhunë”, tha ai.

Kurti dha një deklaratë të shkurtër për media pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku fajësoi kreun e diplomacisë së BE-së Joseph Borell, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Kurti tha se mosarritja e marrëveshjes me Serbinë, këtë të hënë, vjen si pasojë e heqjes dorë nga Borell, prej propozimit të bërë nga vetë Bashkimi Europian.

LEXO EDHE: Kurti flet pas takimit me Vuçiç, fajëson Borell se hoqi dorë nga marrëveshja e propozuar nga vetë BE

 

Më shumë


spot_img








spot_img