Hapësire reklamuese

Rajoni

“Kurti do të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin”, Xhaferi ironzion deklaratën e Vuçiçit

Shkruar nga Newsbomb
“Kurti do të rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin”,

Kryeministri i Maqedoninë e veriut, Talat Xhaferi, ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Albin Kurti po punon për të rrëzuar nha pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Xhaferi i ka konsideruar këto, propagandë kundër arritjeve të shqiptarëve, por tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, me tendencë kundër BDI-së.

Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiçi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta ndiqni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu.

Ajo që propagandohet se gjoja po na dilka zot Vuçiçi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje” – tha Talat Xhaferi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese