Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe deputeti i kësaj partie Albin Kurti, do të organizojnë nesër një takim në Tiranë, për të diskutuar lidhur me situatën politike në Kosovë.
VV njofton se takimi do të zhvillohet të shtunën në kryeqytet, ora 15:30, te Muzeu Historik Kombëtar, salla “UNESCO”.
Nuk ka asnjë njoftim nëse Kurti dhe Ymeri do të zhvillojnë gjatë ditës së nesërme takime me zyrtarët e Shqipërisë apo drejtuesit e partive politike.
Ndërkohë, partitë opozitare kanë paralajmëruar edhe protestën e radhës më 17 shkurt, për të kundërshtuar dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe për të kërkuar rënien e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.