Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Kurti dhe Vuçiç ballë për ballë me njëri-tjetrin, fillon takimi në Bruksel

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë nisur takimin e tyre në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Si fllimim ata zhvilluan takime individuale me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtmem Joseph Borrell, për të vazhduar më pas takimin mes tyre.

Para takimit Kurti-Vuçiç, Borell ka thënë se është i vetëdijshëm që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë.

Gjithashtu ai shtoi se është mjaft i lumtur që ky takim po zhvillohet në kohën kur Bashkimi Evropian po takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

 “Kemi një momentum të ri dhe na duhet ta shfrytëzojmë atë. Është një rast në BE për diskutimet në Ballkanin Perëndimor dhe është me rëndësi për rajonin që ta shfrytëzojë këtë rast. Dhe ky është rast për tërë rajonin e jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, sepse këto raporte janë të rëndësishme për tërë rajonin. Për stabilitetin afatgjatë, përparimin ekonomik. Përpjekjet tjera pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë të rrezikuara”, tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img