Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Kurti dhe Stoltenberg në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës: Duam një rajon të qetë dhe anëtarësim në NATO

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryemiinistri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  sot në Bruksel.  Në fjalën e tiij Kurti tha se qëllimi i Kosovës është i qartë, ai i anëtarësimit në Aleancën Atlantike.

“Ne kemi qëllim të qartë që të jemi pjesë e NATO-s, dhe Partneriteti për Paqe i NATO-s është një hap i parë.  E di se janë katër shtete mosnjohëse në NATO, por gjithmonë insistoj në atë se çka duhet dhe çka është e drejtë”, tha Kurti.

Më tej kryeministri u shpreh se Serbia po mundohet të krijojë destabilizim në Kosovë dhe rajon, ndërsa kërkoi mbështetje nga BE dhe NATO.

“Serbia po mundohet të krijojë destabilizim në Kosovë dhe rajon, po vepron me një agjendë të qartë. NATO ka treguar mbështetje të madhe ndaj Kosovës. Kosova është e angazhuar në ruajtjen e vlerave të demokracisë. Bashkëpunimi me KFOR ka qenë i sukseshëm, na duhet mbështetja e BE dhe e NATO”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ndërsa shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg  tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët në lidhje me çështjen e dialogut, duke përsëritur sërish se  forcat e KFOR-it në veri të Kosovës , do të veprojë nëse  do të jetë e nevojshme.

“Shpresojmë të kemi njjë qëndrim pozitiv mes palëve. NATO është në Kosovë me 4 mijë trupa ushtria më e madhe jashtë aleancës. Jemi të vendosur që do të përmbushim mandatin e OKB-së. Trupa të trajnuar të udhëhequra mirë, vetëm prania e tyre ndihmon në deskalimin, kur është e nevojshme mund të zbarkojmë e rrisim praninë tonë. Mund të rrisim sërish prezencën”, deklaroi Stoltenberg.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img