Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kurti dhe Osmani e shkarkuan nga detyra, Edi Rama punëson si këshilltare shefen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës

Shkruar nga Newsbomb
Kurti dhe Osmani e shkarkuan nga detyra, Edi Rama punëson si

Vlora Hyseni, nëndrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, është emëruar këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Lajmin e bëjnë me dije mediat kosovare, të cilat shkruajnë se Hyseni para disa muajsh është shkarkuar nga posti, nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, periudhë gjatë së cilës institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti, kishte mbetur pa drejtor.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti kur u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në Shqipëri nuk ka ende informacion zyrtar për emërimin e Vlora Hysenit si këshilltare e Ramës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll