Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
63 %
2.6kmh
90 %
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Kurti dhe Ndrenika në spotet e PS, Budina: Mbështesin qeverinë që dhunon kolegët, mund të kenë halle më të mëdha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Regjisroi Edmond Budina komenton pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës dhe Tinka Kurtit në spotet elektorale të Partisë Socialiste, që kërkojnë një mandat të tretë për këtë forcë politike.

 Budina tha se pa dashur nuk i gjykon por ka disa gjera që janë të pakoncpetueshme, si mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët.

“Unë nuk dënoj asnjë që ka bindje të caktuara politike. Është e drejtë e çdo individi të bëjë zgjedhjen e tij por njeriu duhet të ketë një lloj koherence. Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të shtrihem para teatrit, apo do vërvitem në varr nëse teatri shembet. Për mua është e pakonceptueshme që si artistët, të mos pranojë idenë e ruajtje se teatrit dhe ndërtimit të një të riu diku tjetër. nuk e koncepetoj dot si mundet të biesh dakord me një shtet e një qeveri që dhunon koleget dhe e shemb teatrin me kolegët e tu brenda. Është jashtë mendjes të mos të të dhimbset që rruspa i bie teatrit me kostumet varur. Dhe të mos thuash asnjë llaf. Çfarëdo interesi të kesh! Për mua është e turpshme. Megjithatë, unë as i kam gjykuar as nuk i marr nëpër gojë. Unë kam qenë ky që jam. Unë nganjëherë iu qaj edhe hallin se mund të kenë edhe halle shumë të mëdha. Secili bën zgjedhjen e vet, nuk i vë në kryq, por koherenca vlen në këtë botë”, tha Budina.

Ai shtoi se secili duhet të jetë i ndershëm me atë që vetë ka thënë. Në vijim ai thotë se sa i takon akuzës për politizimin e atyre që mbrojnë kauzën e teatrit, të politizuar janë ata që mbështetën shembjen. “U bashkuan me krimin, ata janë të politizuarit e parë. Unë nuk e kam firmosur atë marrëveshjen me PD-në, por i kam thënë Bashës që atëherë në sallë, nëse nuk e mban fjalën më ke kundër. Nëse ata që vijnë në pushtet nuk mbajnë premtimin do jemi kundër tyre”, deklaroi Budina në një intervistë për “News24”

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit