Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti: Asociacioni s`është prioritet i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shkruar nga Newsbomb
Kurti: Asociacioni s`është prioritet i normalizimit ndërmjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun e tij irlandez, Leo Varadkar.

Kurti ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është top-prioritet i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por është Marrëveshja Bazike që i duhet vendeve.

Ai tha se të gjithë ata që e nxjerrin Asociacionin nga paketa i bëjnë dëm Kosovës. Më pas shtoi se ai ka qenë i gatshëm të nënshkruajë një paketë, ku ishin të përfshira Marrëveshja Bazike, Aneksi i Zbatimit dhe draftstatuti euroamerikan për Asociacionin, por një gjë e tillë ishte refuzuar nga pala serbe.

“Unë më 26 tetor, dy ditë pasi i kam dhënë vërejtjet e mia kapitale për draftstatutin e Asociacionit si propozim euroamerikan kam ofruar që ta nënshkruajmë një paketë, ku është Marrëveshja Bazike, Aneksi i Zbatimit dhe ky draftstatuti i Asociacionit, për të cilin i kam pasur vërejtjet, por aty në Bruksel mu tha se është  çështje urgjente, pasi agresioni rus në Ukrainë nuk po përfundon dhe një luftë e re në Lindjen e Mesme nisi, andaj është e domosdoshme të bëjmë shpejt. Mirëpo oferta ime gjeneroze për nënshkrim u refuzua nga pala serbe”, - tha Kurti gjatë konferencës me homologun irlandez.

Ai tutje ka sqaruar postimin e tij të para disa javëve në të cilin kishte shprehur gatishmërinë e tij për të shkruar një draft për Asociacionin.

“Në atë postim kam thënë se unë mund ta shkruaj një draftstatut, meqenëse ndërmjetësi Lajçak tha se është  çështje e brendshme e Kosovës. Atëherë pse kemi diskutuar për Asociacionin dy vjet në Bruksel? Paskemi humbur kohë. Nëse është  çështje e brendshme që u tha për herë të parë, sepse nuk është thënë deri në dhjetor, unë mund ta shkruaj. Pra nuk i kam dhënë premtim tjetrit, por kam shprehur aftësi vetjake për ta shkruar dhe le ta diskutojmë.” – deklaroi Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese