Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Kurti arrin në Kroaci, viziton të plagosurit dhe familjarët e viktimave të aksidentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në mbrëmje me helikopter në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci, bashkë me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, për të vizituar të plagosurit dhe familjarët e viktimave të një aksidenti me autobus në këtë zonë.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë vdekur 10 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë. /Radio Europa e Lirë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img