Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Kurse, që të kesh energji por dhe më shumë para në xhepin tënd!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjithë Evropa po flet për kursimin e energjisë; si të kursejmë energji që ta kemi, në kushtet kur mungesa e reshjeve dhe lufta në Ukrainë e kanë bërë të vështirë sigurimin e energjisë elektrike. Por ajo që duhet të kuptojmë është se teksa kursejmë energji, kursejmë edhe para nga buxheti ynë. Për të kuptuar se sa i madh mund të jetë impakti i secilit prej nesh në shoqëri apo edhe në xhepat tanë nëse ndjekim me përpikëri këshillat për të kursyer, ekspertët shpjegojnë me saktësi sa përqind të energjisë sonë mujore zënë pajisje të ndryshme elektrike në shtëpi dhe sa lekë kursejmë praktikisht nëse tregohemi të kujdesshëm.

Përqindja e energjisë mujore që zë çdo pajisje elektrike

1. Ngrohja dhe ftohja (45-50%): Konsumatori më i madh i energjisë elektrike në një familje mesatare është pajisja e ngrohjes dhe ftohjes. Kondicionerët dhe ngrohësit qendrorë përdorin shumë energji për të mbajtur shtëpinë tuaj në temperaturën e duhur.

 

2. Ngrohësi i ujit (12%): Nëse Konsumatori i dytë më i madh i energjisë në shtëpi. Ju përdorni ngrohësin e ujit për gjëra të tilla si dushi, larja e enëve, përdorimi i lavamanit dhe lavanderia.

 

3. Ndriçimi (9-12%): Llambat janë bërë më efikase me energjinë gjatë viteve. Sot, teknologjia më e mirë e ndriçimit në treg, LED, përdor dukshëm më pak energji se paraardhësit e tyre dhe gjithashtu zgjasin shumë më gjatë, gjë që redukton mbetjet.

 

4. Frigoriferi (8%): Shumë prej nesh do të habiten me këtë: frigoriferi është pajisja e katërt që shpenzon më shumë energji në shtëpi.

 

5. Lavatriçja dhe tharësja (5%): Kur punoni me lavatriçe dhe tharëse, ato thithin shumë energji elektrike, veçanërisht nëse e përdorni lavatriçen me ujë të nxehtë.

 

6. Furra elektrike (3%): Gatimi kërkon energji intensive, veçanërisht nëse keni një furrë elektrike dhe një pllakë gatimi.

 

7. Lavastovilja (2%): Kërkon një sasi relativisht të ulët të energjisë elektrike.

 

8. TV dhe kabllori (2%): Kutitë e televizorit dhe kabllove janë jashtëzakonisht efikase në energji sot. Problemi është se ato shpesh funksionojnë edhe kur nuk i përdorni. Ato orë gatishmërie mund të rrisin pak konsumin e energjisë elektrike.

 

Ekspertët thonë se ka disa strategji efektive për kursimin e energjisë, duke nisur nga blerja e pajisjeve të dizajnuara për të kursyer e deri te panelet diellore, të cilat do të shmangin përdorimin e energjisë elektrike për pajisje si ngrohëset e ujit, që janë konsumatoret e dyta më të mëdha të energjisë pas sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes.

 

Sa herë kursejmë energji, kursejmë para! Por sa konkretisht?

 

·         Kur fikim 2 llamba për 4 orë, çdo ditë, kjo përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tonë. Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 Mwh dhe 39,3 milionë lekë në vit.

·         Për çdo një orë që kondicioneri qendron i fikur, kursejmë mesatarisht 7,360 lekë në vit. Për një qytet, kjo do të përkthehej në kursim mesatar vjetor prej 440 milionë lekë.

·         Nëse e përdorni mikrovalën çdo ditë, për 15 minuta konsumoni në vit 73 kwh dhe shpenzoni 818 lekë. Por nëse ky konsum shmanget, ju i kurseni këto para dhe një qytet do të kursente mesatarisht 49 milionë lekë.

 

Pra, kurseje jo vetëm që të kesh energji, por edhe që të kesh… më shumë para në xhep!

Më shumë




spot_img






spot_img