Hapësire reklamuese

Politikë

“Kurrë s’kemi menduar të heqim dorë”, Rama në tryezën e bisedimeve: Shkatërruam pallatin e vjetër të Drejtësisë, politikanë kanë shkuar në burg

Shkruar nga Newsbomb
“Kurrë s’kemi menduar të heqim dorë”, Rama

Kryeministri  Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria kurrë nuk ka menduar që të heqë dorë nga procesi dhe përpjekja për të përmbushur kushtet për anëtarësimin në BE.

Ai tha se Shqipëria “shembi” sistemin e vjetër të drejtësisë dhe se ndërtoi një të ri, ku edhe politikanët nuk i kanë shpëtuar burgut.

“Nuk na ka shkuar në mendje të hiqnim dorë. Ju e dini në Shqipëri nuk jemi dakort pothuajse për gjjithccka. Nuk ka rrugë tjetër vec BE, është ëndra jonë sfida joën dhe misioni ynë. Zgjodhëm ti japim gjithccka Europës, e bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë lirie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë .

Një mënyrë që shkëputet një herë e përgjithmonë. Evropa merr vlerën dhe parimet e saj është ajo që e bën të mundër një ballkan tjetër.

Europa me vlerat dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje dhe sigurie. Ne e dimë që ajo që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë për të qenë këtu sot nuk ka qenë e lehtë. Ne vazhduam të ecnim, duke mos e humbur besimin, edhe kur u përballëm me dhimbjen e fundit të shuplakës së padrejtë në fytyrë.

BE ka qenë gjithmonë më shumë sesa afate apo shkresa. Kërkimi ynë për Europën do ishte kthyer në një punë jo frymëzuese, nëse kjo nuk ndodhi është se integrimi ynë në Europë është një çështje për jetë a vdekje. Kjo është arsyeja, edhe pse e shtymë padrejtësisht për 3 vite me radhë.

Reforma në Drejtësi kaloi në fazën e zbatimit. Këto vite kanë qenë shumë sfiduese dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione të reja. Nëse vetëm pak vite më parë do pyesnit dikë në Shqipëri nëse do të kishin menduar se do ishte një politikan pas hekurave, do kishte qeshur me ju. Tani është më ndryshe, as paratë nuk mund tu mbrojnë më, dhe as tesa e partisë.

Unë qëndroj këtu sot si lider i një maxhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike që nuk ka mbrojtur askënd nga Drejtësia. Shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kaq të etur për të vazhduar luftën tonë në një nivel tjetër” tha Rama ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll