Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Kurrë mos e humbni besimin”, mjeku Kalo: Disa episode të keqsjelljes nuk mund dhe nuk duhet të zhbëjnë punën tonë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4cd91273a06eda4ed837407e62de2bf8

Mjeku Infektivit Tritan Kalo mëngjesin e sotëm teksa është nisur për në punë i kushton disa rreshta punës së palodhur që po bëjnë “Mantelbardhësh” në spitale në këtë kohë pandemie.

Ai shkruan se qytetarët nuk duhet kurrë ta humbin besimin në punën dhe përkujdesin e bluzave të bardha.

Ndër të tjera ai shkruan se disa episode të shkëputura të keqsjelljes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, nuk mundet dhe nuk duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë punën e tyre.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…. E Djelë 24.01.2021….. Udhës për në Spital, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive/Covid-1, Qëndra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, Tiranë…. Në Spital ku sheh e prek realitetin e Punës, Përkujdesit, Përkushtimit, Profesionalizmit e Humanizmit të një Ekipi të tërë Mantelbardhësh, Infermjerësh, Sanitaresh e Stafin mbështetës…. Infermjeret e papërtuara e duararta të Pavjonit të Parë: Luljeta, Suada, Aida dhe Xhesjana janë aty në çdo çast për të ofruar më të mirën e përkujdesit shëndetsor përkundrejt të sëmurëve me Covid-19….

KURRË mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë,  për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”….Disa episode të shkëputura të keqsjedhjes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuku duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok….Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për JU…. Together forever!!!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img