Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Kurjani" çon në pranga "Ushtarin", si qëlloi me armë dhe tentoi të vriste 40 vjeçarin në Roskovec

Shkruar nga Newsbomb
"Kurjani" çon në pranga "Ushtarin", si

Ushtar Stani, 59 vjeç është arrestuar nga Policia e Fierit pasi në muajin korrik ka tentuar të vrasë një person në Roskovec. Ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri drejt një 40 vjeçari, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë, por mbeti i plagosur.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Kurjan", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ushtar Stani, 59 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 29.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Në datën 23.07.2021, në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi U. S. ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. H., 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu