Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Kurba në ulje e rasteve me Covid, Brataj: Kemi shtretër të lirë, qytetarët marrin mjekim në shtëpi sepse…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

be23fc6b58d423330ca18a0dce18724a

Numri i rasteve të Covid-19 në ditët e fundit në vendin tonë ka pasur një trend uljeje dhe kjo, sipas Kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj lidhet me disa faktorë të rëndësishëm.  

Në emisionin “Repolitix”, Brataj tha se kurba ka ardhur në ulje për shkak të masave të marra, si kufizimi i daljes pas orës 22:00, mbyllja e bareve e restoranteve dhe kufizimi i mësimit.

Ndërsa, Brataj bëri me dije se ka edhe një ulje të kërkesave për bërjen e tamponit dhe thirrjeve në numrin e Urgjencës.

“Numër i ulët i rasteve ditore si rezultat i masave që janë marrë, përkon me bllokimin e orës 22:00, mos hapja e universiteteve, kufizimi i shkollës, e shoqëruar nga higjiena, maskat. Mendoj që është rezultat i masave të marra. Ndoshta jemi dhe shumë të lodhur dhe kërkesat për tampon nuk janë të mëparshme, nuk kërkon më njeri të heq merakun, apo kam pasur kontakt me mikun që ka rezultuar pozitiv. Ka një rënie të thirrjeve për ndihmë dhe për të bërë tamponë”,

“Ka njerëz që trajtohen në shtëpi, që kanë frikë ta kenë spitalin nga publiciteti i keq që është bërë, por dhe numri i të shëruarve është i lartë dhe këtu janë edhe ata që kanë dalë nga spitali. Shpresoj që ta kemi kapur kulmin e kurbës dhe jemi në zbritje, numra më real se sa këtë herë nuk ka pasur asnjëherë. Mendoj që janë një seri gjërash që kurohen në shtëpi, fakti nga masat, që jemi 10 muaj nga pandemia, fakti që çdo virus ka përhapjen dhe uljen e virulencës së tij. Numri i lartë i të vdekurve nuk ka rritje të përqindjes, gjithmonë ka qenë ky numër me 2 shifra, në % me numrin total nuk ka rritje, 2.06 është vdekshmëria. Edhe dita e qëndrimit në spital është më e shkurtër.  Ka qenë 14 ditë deri nga shtatori, ndërsa tani 5-7 ditë apo 8 ditë,  për arsye të moshës, imuniteti dhe përballimi i sëmundjes”, tha Brataj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img