Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Kuratorja e Imazhit: Delegacioni në Turqi? Në atë ceremoni elegante, ministrat shqiptar kishin ardhur plot ngjyra, ndryshe nga delegacioni turk, kryeministri ecën i kërrusur (KRITIKAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4fe904f8293fe83513add5a1bcd6a349

Delegacionet shqiptare jashtë kanë nevojë për kurator imazhi, të mos ndodhë ajo që ndodhi në Turqi, kur në një ceremoni aq elegante ku kryesonin pelerinat bojqielli të ushtrisë turke, delegacioni shqiptar linte për të dëshiruar.

Është Linda Kalemi, kuratore imazhi, vendosur prej kohësh në Turqi që bën një analizë për gjuhën e shenjave dhe prezantimit të delegacionit shqiptar në Turqi, përkundër, qëndrimit dhe përkujdesjes së treguar nga pritësit turq.

“Tanët nuk ishin konceptuar në grup. Ishin me ngjyra e modele ekstreme, veshje të gjatë jashtë kornizës së imazhit zyrtar e protokollar. Veshjet e grupit duhet të ishin konceptuar së bashku me përafërsi, të ishin me ngjyra të errëta, apo të qeta. Në ambient të hapur dhe aq ftohtë duhet të ishin veshur të gjithë me pallto, ashtu si liderët e tyre. Cantat e mëdha si valixhe në duar ishin jashtë kornizës së asaj ceremonie fine, një stonim i dukshëm sepse kishin edhe super kushte për ti siguruar pa frikë. Mision i nderuar, por pa dashje jep imazhin sikur I kanë future urgjent në ceremoni me valixhe në duar, ca të veshur, e ca të zhveshur. Po kështu edhe qëndrimet me duart e lidhura para jashtë çdo rregulli të Gjuhës së Trupit, sikur kishin turp apo po I shtrëngonin nga të ftohtit” shkruan Linda kalemi duke krahasuar dy delegacionet.

Më pas, kuratorja merret edhe me prezantimin e anëtarëve të delegacionit.

Për kryeministrin Edi Rama shkruan se ka konstrukt perfekt për lider. “portret I pashëm, por vështrimet duhen zbutur, të shtohet pak buzëqeshje. Në bisedë, qafa e koka nuk shtyhet para se duket si imazh sulmues, por mbahet drejt që tregon paqe e bashkëpunim. Veshja e duhur me shije cilësore por shallvaret mund të përdoren në vizita sociale e jo në takime me protokoll. Qëndrimin e ka jo perfekt, shpinën pak të kërrusur, shpatullat e mbyllura me tendencë përpara. Ecja për moshën e re që ka nuk është dinamike e rritur lart, por e shembur, tabanë që tërhiqen pothuaj rrafsh me tokën, pesha anon më shumë në këmbën e majtë, e të jep imazhin e liderit të lodhur, e ngjashme me atë të kryeministrit turk, I sëmurë në moshë. Në këto raste, lodhja mund të kamuflohet shumë lehtë” shkruan Linda Kalemi.

Dhe duke bërë të qartë se në Shqipëri nuk ka kurator imazhi, Linda Kalemi kujton se ish-presidenti Obama u trajtua me muaj të tërë vetëm për buzëqeshjen.

Ndaj sipas saj, një prezantimi dinjitoz të delegacionit shqiptar në Turqi, do ti duhej edhe kurimi I imazhit, larg ngjyrave dhe qëndrimeve me të cilat u prezantua delegacioni.

turqirt.jpg

shqiptaret.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img