Nga LUELA MYFTARI
Nuk ka kaluar shumë që nga koha kur shqiptarët nisën të komentonin “tre vjet heqje lirie për ata që tradhtojnë”. Debatet në rrjetet sociale u sfumuan nga një ngjarje tjetër ajo e Princit dhe aktores Elia Zaharia. Më 6 mars fjala kryesore ishte SKANDAL, më 7 mars PRINCI, më 8 mars edhe për shkak të festës/ditës së gruas, ELIA ishte kryefjala.
Vetëm pak ditë më vonë, analiza shkonte te GERALDINA e vogël. Unë si gazetare u grisha të mendoja, për shoqërinë në të cilat kushte jeton sot në vajzë, grua dhe nënë apo gjyshe dikur. Cilat janë pritshmëritë e shoqërisë sot, dhe si ka qenë mot? A janë sot ende të hapura disa plagë, apo tërheqim ende zinxhirët e së njëjtës shoqëri patriakale e të egër kur flasim për gra vendimmarëse e të lira?
GRUAJA QË U PUSHKATUA NGA GRATË
M’u kujtua e para një grua e pushkatuar nga gratë. Ramize Gjebrea. Kohë pas kohe historianë dhe investigues të ndryshëm në dosjet e arkivave, nxirrnin të tjera të vërteta të historisë se si u gjykua një grua për hir të një historie dashurie e pasioni, nëse ka qenë e tillë. Në arkivin e shtetit ekziston një dosje me titull “Raporte, letra informative dhe pro - cesverbale të cilat kanë lidhje me qëndrimin imoral dhe pushkatimin e Interesantit (Ramize Gjebres) si dhe pesë copë fotografi të sajtë”.
Aty rrëfehet historia e një vajze 21 vjeç që u pushkatua nga një grup vajzash të tjera. Ndaj edhe përmes historive të trishta të grave që na kanë lënë mesazhe, këtë numër të revistës, këtë mars do të doja të rrëfeja edhe se sa palë të brendshme duhet të kishte një femër sipas qarkoreve të Partisë së Punës. Si dënohej tradhtia, sa vlerësohej impenjimi dhe dëshirat e një femre.
Sa janë ato, shenja që e shkuara lë te vajzat sot? Por, po e nis me atë që nuk mundi t’i jetonte të gjitha sepse u pushktua nga miket e veta, kur ishte 21 vjeç.
PASIONI MES RAMIZE GJEBREAS E ZAHO KOKËS
Kjo ngjarje ka ndodhur përpara se të mbaronte lufta. Imagjinoni, një vajzë 20-vjeçare që i është premtuar dikujt. Në sytë të shoqërisë së asaj kohe ajo është e fejuar me dikë, që e njeh pak, ose thuasje aspak. Në kushtet e luftës Ramize Gjebrea del parti - zane. Nuk është më shumë se 20 vjeç dhe aty njihet me Zaho Kokën. Pas një viti del e akuzuar për sjellje imorale, shkelje të moralit proletar dhe pushkatohet në mars të vitit 1944 në Vlorë, vetëm pak muaj para mbarimit të Luftës, 21-vjeçarja Ramize Gjebrea që do të mbetej në historinë e shqiptarëve, si vajza që u pushkatua nga vajzat për imoralitet, imoralitet standardet dhe kufijtë e të cilit i përcaktuan “shokët dhe shoqet” e brigadës.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 31-të të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!