Hapësire reklamuese

Bota

“Kur u kthye nga lufta pa një grumbull me kufoma”, Hillary Clinton tregon historinë personale të Putin; Si babai shpëtoi nënën e tij që mendonin se kishte vdekur

Shkruar nga Newsbomb
“Kur u kthye nga lufta pa një grumbull me kufoma”, Hillary

Në një intervistë pak ditë më parë ish Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton foli për luftën e Rusisë dhe Ukrainës teksa tregoi edhe një histori personale të Vladimir Putinit.

Ajo tregoi se gjatë një takimi në 2014 Putin i kishte treguar asaj një histori të dhimbshme të familjes së tij.

Ai i tregoi asaj se si i babai i tij e shpëtoi nënën gjatë rrethimit të Leningradit, kur ajo gabimisht mendohej se kishte vdekur dhe donin ta varrosnin masivisht me të tjerët.

“Ai nisi një histori për prindërit e tij, për të cilën nuk kisha dëgjuar apo lexuar kurrë. Gjatë luftës, babai i Putinit u kthye në shtëpi për të vizituar familjen. Kur iu afrua banesës ku jetonte me gruan e tij, ai pa një grumbull me kufoma në rrugë dhe burra që i ngarkonin në një kamion.

Ndërsa po afrohej, ai pa këmbët e një gruaje të veshur me këpucë që ai i njihte që ishin të gruas. Ai nuk pranoi që ajo të varrosej kolektivisht me kufomat e tjera, ndaj vendosi ta marrë. Por papritur ai kuptoi se ajo ishte ende gjallë. Ai e çoi atë në banesë dhe arriti që ta shpëtonte. Tetë vjet më vonë, në 1952, lindi Putin ”, ka shkruar Clinton në librin e saj, histori që e ka treguar edhe në një intervistë.

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së tha se Putini ishte shumë bindës në tregim dhe nëse historia ishte e vërtetë, kjo tregon një pasqyrë çfarë do të thotë të jesh rus, jo vetëm për Putinin, por për të gjithë rusët që kaluan spastrimet, Lufta e Dytë Botërore, rrethimet, një periudhë gjatë së cilës humbën miliona jetë dhe më pas rënia e Bashkimit Sovjetik.

Sondazh

Poll