
“Kur ju po bënit garën e jetës, ish-shefi tuaj njoftonte për një garë me makina”, kështu i është drejtuar gazetari Lorenc Vangjelit, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ky i fundit është përgjigjur po me pyetje.
“E kush e fitoi garën? Për garën me makina po flas....”, tha Tahiri gjatë një lidhje telefonike me emisionin “Java”, raporton Newsbomb.al.
Tahiri komentoi edhe reagimin e vetëm nga qeveria për vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda që e shpalli fajtor për akuzën e “shprëdorimit të detyrës”.
Pjesë nga intervista:
Reagimi i vetëm nga Partia juaj, Elisa Spiropali thotë që nuk është punë e PS apo e qeverisë...
Ç’a komenti duhet të kem unë në këtë rast? Ç’farë komenti duhet të kem unë për çfarë thotë Elisa nuk e kuptoj, nuk do kem kohën t’i jap përgjigje të gjithëve. E bëra këtë punë vetëm në gjykatë, me sakrificë të madhe duke duruar akuzat në kurriz.
Për shefin e Elisës dhe ish-shefin tuaj, ndërkohë që jepej vendimi, ai njoftonte një garë me makina, ndërkohë që ju bënit garën e jetës
Edhe kush e fitoi garën? Garën me makina po flas. S’kam asnjë përgjigje për t’i dhënë zotit Rama. Unë e kam punën me drejtësinë.