Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Kur thoni që e ka marrë PS databazën, pse nuk mblidhni Këshillin e Sigurisë, kërkojini llogari Ramës? Meta: Pyetje pa kuptim!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur “të pakuptimtë” pyetjen e një prej gazetareve që i ka thënë pak më parë që të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për t’i kërkuar llogari Edi Ramës, meqë u shpreh se databazën e ka marrë PS-ja.

“Si rezultat i kapjes së shtetit, i janë dhënë, i ka marrë Partia Socialite. Është shumë e saktë, unë në dokumente nuk e kam Meta por Metaj. Janë shumë të sakta. Nuk mund t’i përgjigjem asnjë pyetje që nuk ka kuptim në një shtet ku kanë mbetur vetem dy institucione; Presidenca dhe populli i Shqipërisë”, tha Meta.

Më tej, ai tha se në 25 prill Vlora do ia bëjë fora. Për komisionerët e opozitës tha se ata duhet të mbrojnë me jetë votat e zgjedhësve.

“Unë e kam bërë zgjedhjen time, dua që unë Ilir Rexhep Metaj… se s’dua ta them emrin e patronazhistes. Unë e kam bërë zgjedhjen time: Jam me shqiptarët, me Shqipërinë. Të gjitha sondazhet janë të blerë nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate. Po të dojë opozita le t’i shesë mandatet. Vlora do ja bëj fora. Unë do të jem në Vlorë. Komisionerët e opozitës duhet të mbrojnë me jetë votën”, shtoi Kreu i shtetit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img