Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kur të vjedhin edhe tek buka, çfarë mallkimi mund të bësh?

Shkruar nga Newsbomb

Shkruan Mentor Kikia:

 

Kjo është buka standarde, ose buka masive siç i thonë prodhuesit e saj. Kjo bukë peshon 710 gramë. Praktikisht duhet të peshojë 1 kg, pra 1000 gramë. Në furra shiten bukë në dhjetra forma dhe përmasa. Askush nuk e di se sa peshojnë, apo sa duhet të peshojnë. Çmimi është ekskluzivitet i pronarit të furrës. Por sa herë flitet për rritje të çmimit të bukës, kihet parasysh pikërisht kjo bukë. Kur blihet, buka nuk vihet në peshore si patatet, djathi apo qepët. Sepse presupozohet se kjo bukë ka një peshë standarde. Përmasat janë ato që kanë qenë, sipas standardit, ndërsa brenda buka fryhet me maja, duke siguruar volum por jo peshë.

Këtu kemi të bëjmë me një mashtrim në cilësi dhe vjedhje në sasi. Bukës i mungon jo pak por një e treta e peshës së saj.

Shteti ka një institucion të posaçëm që kontrollon standardin dhe peshat. Por furra e fundit e bukës që është gjobitur në Tiranë u gjobit sepse shitësja nuk kishte çertifikatën e shëndetit. Askush nuk merakoset ta vërë bukën në kandar apo ta kontrollojë se çfarë ka brenda. Sa miell, sa maja, apo me çfarë kimikati ngjyroset për të bërë “bukën e zezë”.

Unë jam gati ta shoqëroj cilin do inspektor të shtetit që dëshiron të shkojë për verifikim tek furra kju është blerë kjo bukë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll