Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

“Kur të shohin të veshur mirë, të këpusin 20 mijë lekë omletën”, Bes Kallaku ironizon rritjen e çmimeve në bregdetin e jugut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku trajtoi si temë të editorialit të tij në “Kosherja Show”, problematikat me të cilat përballet një turist në Shqipëri, duke filluar nga çmimet stratosferike.

Gjatë emisionit  ia ngriti dy pyetje  që sipas “shqetësojnë” qytetarët në verë: “Ku do të shkojmë dhe a do të ikim me pushime.“

Me të drejtë aktori thotë se në Perëndim është absurde të pyesësh “a do të ikim  me pushime?”, por thekson se në Shqipëri çmimet ndryshojnë sa herë, ndërsa bën thirrje që bizneset që ofrojnë shërbime turistike, të lejojnë më shumë hapësira publike për plazhistët.

 “Sa herë që vjen stina e verës kemi vetëm dy pyetje: Ku do të shkojmë dhe a do të ikim me pushime. Në vendet perëndimore është absurde të thuash a do të ikim me pushime, thjesht duan të zgjedhin vendin. Përveç rasteve kur preferojnë të vijnë për pushime në Shqipëri. Këtu te ne është e çuditshme. Jemi të vetmit që sa herë shkojmë te restoranti, dhe hamë mëngjesin, pyesim kamarierin sa është omëleta sot.

Sepse ndryshon çmimi sa herë ikën dhe vjen. Dhe kamarieri të shikon se si je vesh dhe të këput 20 mijë lekë. Por kur i thua ule pak çmimin, thotë e kam prerë faturën. Nuk është digjitale por nga këto me shkrim që e ka grisur faqen nga libri i historisë së djalit. Mos të flasim për higjienën përreth. Ke frikë të shkosh me fëmijët në plazh. Për të gjithë bizneset që ofrojnë shërbime turistike por dhe për shtetin, kërkojmë që të ketë sa më shumë hapësira publike për plazhistët”, u shpreh Bes Kallaku.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img