Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Kur të rritem do bëhem violinist i famshëm”, njihuni me 13 vjeçarin sarandiot që fitoi “Tirana Talent”, brezi i 4-rt i muzikantëve të familjes së tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Kur të rritem do bëhem violinist i famshëm. Do më njohi gjithë bota”. Eshtë 13-vjeçari sarandiot Martin Xuxi, djaloshi që do të jetë një “Paganini” shqiptar që violinën nuk e ndan nga dora që në moshën 5 vjeçare, raporton newsbomb.al.

I rritur në një familje muzikantësh, që nga stërgjyshi i tij Anastasi që i binte Mandolinës, gjyshi i tij Kostaqi që ka qenë mësues muzike, babai i tij që i bie violinës, Martin Xuxi, fitoi në Tiranë konkursin “Tirana Talent” në edicionin e XII të tij mes 35 konkurrentëve. Të gjithë konkurrentët ishin më të mëdhenj se Martini, por djaloshi i vogël sarandiot

Në kohën kur bashkëmoshatarët e tij merren me lodra, Martini e kalon duke studiuar violinën, duke i rënë këtij instrumenti edhe në shëtitoren e Sarandës.

Gjithë kjo punë e madhe, ëndrrat fëminore të lodrave në sirtar, dhe puna e palodhur e tij dhe familjes, u shpërblyen nga juria me 100 pikë në konkursin e talenteve, raporton newsbomb.al.

Më shumë

spot_img
spot_img