Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

KUR “TË MERR PURTHA SHALËT”!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al.

Partisë Demokratike “i ka marrë purtha shalët”!

Ky është lajmi më i trishtë për shqiptarët që kanë aspiruar për pluralizmin dhe demokracinë e vërtetë në vendin e tyre.

Kush nuk kupton këtë është idiot!

Kush nuk e beson këtë është miop!

Kush qëndron indiferent ndaj kësaj, është hipokrit i padobishëm!

Kush kënaqet për këtë është burracak dhe antishqiptar!

Shqipëria ka nevojë imediate për një opozitë politike frontale! Në të kundërt, partia në pushtet, e cila është e aftë të vjedhë e të shkatërrojë edhe me opozitë të fortë, do të ketë fushë të lirë veprimi, do të ketë çeqe të bardha për të firmosur për partnerët e saj oligarkë, do të ketë gjithçka i duhet për ta zhytur vendin në një gropë ku “liria dhe demokracia” do të jenë vetëm një reminishencë e zbehtë e së kaluarës!

Duke përfituar nga mentaliteti i ngurtë tribal dhe bajraktar i shumicës së popullit, forcat e errëta e kanë reduktuar luftën politike në një betejë absurde dhe shterpë Berisha vs. Basha!

Demokratët e thjeshtë, naivët, entuziastët, ata që partinë e kanë në zemër, të ndershmit dhe të pandershmit, përfituesit e vegjël nga vitet e pushtetit, përfituesit e mëdhenj deri edhe hajdutët me çizme të kësaj partie, janë rreshtuar përballë njëri-tjetrit dhe kanë nisur luftën (deri tani verbale) për të mbrojtur idhujt e tyre! Skalionet e Berishës kundër skalioneve të Bashës! Skalionet e “babait” kundër skalioneve të “birit”! Sa qesharake, por medet, sa dramatikë është kjo luftë!

Çadra llogjike dhe praktike e të gjitha konkluzioneve që njerëzit munndohen të nxjerrin në këtë situatë, është shprehja e Henry Kissingerit, ish-sekretarit amerikan të shtetit:

“Amerika nuk ka miq apo armiq të përhershëm, ka vetëm interesa”!

E vërtetë dhe e dukshme si drita e diellit! Ne të vegjëlve, na mbetet ta pranojmë madje ta duartrokasim një postulat të tillë! Mbi të gjitha, sepse të gjithë veprojnë VETËM në bazë të interesave të tyre, por VETËM Amerika ka fuqinë t’ia deklarojë këtë në sy të gjithë Botës, sepse Amerika nuk ka as turp, as frikë, Amerika ka vetëm interesa! Interesat e tua kanë kuptim vetëm nëse përkojnë me interesat e Amerikës!

Nëse ndjekim logjikën e gjërave, si proamerikanët më të mëdhenj në Botë, edhe liderat tanë jetojnë dhe punojnë në dritën e këtij postulati: edhe ata nuk kanë miq apo armiq të përhershëm, ata kanë interesa! Berishës i interesonte Basha dhe “e pompoi” në krye të Partisë Demokratike! Bashës i duhej Berisha dhe pranoi të “vegjetojë” nën hijen e tij. Berishës i duhej Basha që të kontrollonte partinë nga jashtë. Bashës nuk i duhet më Berisha dhe e lëshoi. Berishës nuk i duhet më Basha dhe po i nxjerr të palara “të rrezikshme”! Ndërkohë, djalli i gjithpushtetshëm fërkon mjekrën dhe qesh! Nxit mbështetësit e njërit kundër idhtarëve të tjetrit dhe mendon se çfarë do të bëjë me pushtetin absolut që po i zgjatet në kohë.

Shpresoj që ditët e reagimeve emocionale të demokratëve të marrin fund; seecili prej tyre duhet të mendojë si “amerikan” dhe t’i bëjë hyzmet interesave të veta, të cilat nuk janë më në linjë me interesat e Berishës dhe të Bashës! Interesat e tyre lidhen me interesat e një force politike demokratike, e cila duhet rikrijuar “e qelibartë” ashtu siç ka qenë në mendjen dhe zemrën e të gjithëve neve tridhjetë vite më parë! As Berisha dhe as Basha nuk mund të jenë më lider të kësaj partie! Fotot e tyre mund t’i mbani në albume kujtimesh, por kurrë më në postera elektoralë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img