Tirana
few clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

“Kur të mbarosh skanerin flasim”, zbardhen përgjimet që çuan në pranga mjekun e Traumës, i mori 100 mijë lekë pacientit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fitim Marku, mjeku imazherist i Spitalit të Traumës në TIranë, u arrestua tre ditë më parë pasi u zbulua nga një operacion policor me agjent të infiltruar se merrte para. Bashkë me të u shoqëruar dhe dy persona të tjerë, staf spitalor, por më vonë u liruan.

Sot, u raportua se Marku është dërguar me urgjencë po në spitalin ku punonte, sepse ka pësuar ishemi cerebrale në paraburgim. Burimet bëjnë me dije se ai ka qenë në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në duart e kolegëve të tij, për ndërhyrje të menjëhershme.

Newsbomb.al siguron një përgjim ambiental të zhvilluar në ambientet e Spitalit të Traumës, përgjim që më pas ka sjell arrestimin e tij. Marku i merr pacientit, që në fakt është agjenti i infiltruar i Policisë, një shumë prej 100 mijë lekësh për një skaner.

Pjesë nga përgjimi i Policisë, për mjekun Marku:

Mjeku: Kur të mbarosh skanerin pastaj flasim bashkë mirë?

Pacienti: Vetëm me ty?

Mjeku: Po do flasim pastaj… Më merr në telefon kur të mbarosh dhe më prit mua aty.

Shënim: Vjen infermierja dhe e çon në dhomën ku do bëj skanerin. E shtrin dhe i jep udhëzime se si duhet të pozicionohet gjatë bërjes së skanerit.

Infermierja: Ç’a të tha doktori?

Pacienti: Kur të mbaroj ta marr në telefon.

Infermierja: Ok, mirë.

Pacienti: Tani të flas me atë apo me ju?

Infermierja: Ça të ka thënë doktori (Qesh)

Pacienti: Më thuj ku ta pres këtu apo jashtë?

Infermierja: Aty jashtë në koridor.

Pacienti: Ok.

Shënim: Del në korridor dhe ndërkohë vjen doktori.

Pacienti: Më tha ajo që të prisja këtu në korridor.

Mjeku: Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?

Pacienti: Më thuaj or burrë, më thuaj.

Mjeku: Po ja se këtu është plot me njerëz.

Pacienti: Po sa?

Mjeku: Po ja, njëqindëshe.

Pacienti: 100 mijë lekë?

Mjeku: Po.

Pacienti: Ok.

Mjeku: Se këto i ndajmë me të tjerat.

Pacienti: Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?

Mjeku: Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.

Pacienti: Ok.

Lexo edhe: Policia INFILTROHET te Spitali i Traumës, arrestohet për korrupsion MJEKU (EMRI-DETAJE)

Lexo edhe: “Të mos njollosen bluzat e bardha”, Spitali i Traumës reagon pas arrestimit të mjekut: Të zbardhet e vërteta!

Lexo edhe: “Shfryhet” operacioni i Policisë te Trauma, vetëm një mjek në pranga, lirohen dy të tjerët

Lexo edhe: U arrestua për ryshfet, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale dhe dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Më shumë


spot_img








spot_img