Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

“Kur të gjithë po flinin 22 burra luftonin me zjarrin”, Braçe i revoltuar: Flakët kanë rënë në një zonë që është lëshuar me kontratë tek një shoqëri që s’e ka mbrojtur, do kërkoj…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvëndës kryeministri Erion Braçe ka njoftuar se mbrëm gjatë orëve të vona të 22 persona kanë luftuar me flakët brenda në parku e Dijakë Karavasta.

Braçe teksa falenderuar të gjitha ata që ndihmuan në shuarjen e flakëve, bën bilancin duke thënë se janë diegur 1 ha sipërfaqe, prej të cilave janë djegur 30 pisha në masën 30 – 40 %,  janë djegur bimësi e egër gati 30 %, pjesa më madhe janë djegur shkurre dhe zhuka.

Në postimin e tij Braçe shkruan se zjarri ka rënë në një zonë që është lëshuar me kontratë tek një shoqëri që nuk e ka mbrojtur.

Ai shkruan se do të kërkojë që kjo kontratë të prishet.

“E dyta, ne ate zone perdite shfaqen peshkatare te kesaj shoqerie e jo vetem; dje paradite gjithashtu. Por dje jane degjuar edhe te shtena ciftesh nga nje grup palacosh qe quajne veten gjuetare e qe ju duket vetja te mbrojtur politikisht,” shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Kur te gjithe po flinin;

22 BURRA LUFTONIN ME ZJARRIN NE “MESIN E KANALEVE” BRENDA NE PARKUN #DIVJAKEKARAVASTA!

FITUAN EDHE KETE HERE!

Ne oret e para te mengjesit

zjarri u shua!

Pafund mirenjohes burrave te Parkut;

Fotit, Alltunit, Astritit, Dorit, Edit, Eltonit, Gramozit, llazit, Festimit.

Pafund mirenjohes burrave zjarrefikes te Divjakes;

Sajmirit, Florit, Gezimit, Aurelit, Eltonit, Julit, Gazit, Fatjonit, Kelit, Marjos, Dorit, Renatos, Erjonit.

Nga bilanci i bere tani heret ne mengjes, zjarri ka shkaktuar keto deme:

Sipërfaqja e djegur 1 ha,

nga kjo sipërfaqe:

– janë djegur 30 pisha në masën

30 – 40 %,

– janë djegur bimësi e egër gati 30 %,

– pjesa më madhe janë djegur shkurre dhe zhuka.

Tani kam nja dy fjale plus:

Zjarri ka rene ne nje zone qe eshte leshuar me kontrate tek nje shoqeri qe as eshte ne gjendje ta mbroje, as eshte ne gjendje te nderhyje dhe as ka mjete per tju pergjigjur nje rreziku kaq te madh qe shumefishohet dhe rrezikon gjithe Parkun!

DO KERKOJ ME FORCE QE KJO KONTRATE TE PRISHET NISUR NGA KJO NGJARJE DHE MUNGESA TOTALE E PERGJEGJSHMERISE SE KESAJ SHOQERIE!

E dyta, ne ate zone perdite shfaqen peshkatare te kesaj shoqerie e jo vetem; dje paradite gjithashtu.

Por dje jane degjuar edhe te shtena ciftesh nga nje grup palacosh qe quajne veten gjuetare e qe ju duket vetja te mbrojtur politikisht.

I KERKOJ ME FORCE POLICISE TE HETOJ DY GRUPET, PESHKATARET DHE KETA PALACOT ME CIFTE, SOT DHE NESE JANE PERGJEGJES TE PERGJIGJEN DERI ME NJE!

E fundit, i lutem cdo pushuesi e cdo vizitori te Parkut qe te bej kujdes sot me cdo gje te zjarrte qe leshon ne toke! Dt. 9.7.2021,

Zjarri në Kular,

Sipërfaqja e djegur 1 ha,

nga kjo sipërfaqe:

– janë djegur 30 pisha në masën 30 – 40 %,

– janë djegur bimësi e egër gati 30 %,

– pjesa më madhe janë djegur shkurre dhe zhuka.

Zjarri është mbajtur nën kontroll deri tani në mëngjes.

Më shumë

spot_img
spot_img