Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kur takimi i parë nuk shkon siç duhet, vajza “bllokohet” në shtëpinë e djalit që e ftoi për darkë

Shkruar nga Newsbomb
Kur takimi i parë nuk shkon siç duhet, vajza “bllokohet”

Supozohej të ishte një takim normal, por vajza u detyrua që të izolohej për ditë të tëra tek shtëpia e djalit që e takoi për herë të parë për shkak të Covid-19. 30-vjeçarja e identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Ëang, shkoi për të takuar djalin për një darkë në shtëpi më 6 janar në qytetin e saj të lindjes, Zhengzhou, në Kinën qendrore.

“Unë po plakem, familja më ka prezantuar me 10 persona”, ka thënë ajo në një video në rrjetet sociale.

“Djaloshi i pestë donte të tregonte aftësitë e tij në gatim dhe më ftoi në shtëpinë e tij për darkë”.

Ndërsa po bëhej gati të kthehej në shtëpinë e saj pas darke, ajo kuptoi se e gjithë lagjja ishte futur në izolim. Kështu në pamundësi për t’u larguar e reja u detyrua që të qëndronte te shtëpia e djalit që sapo kishte njohur.Më vonë ajo postoi video duke gatuar në shtëpinë e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll