Hapësire reklamuese

OpEd

KUR SHET VOTËN, ULE KOKËN!

Shkruar nga Newsbomb

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

Dikush shkoi në një shtëpi publike dhe parapagoi për shërbimet që do të merrte. E pakënaqur me veprimet e klientit, “ofruesja e shërbimeve mishtore” filloi të ankohej. “Mbylle gojën dhe vazhdo se të kam paguar, i thotë klienti. Pasi që ti pranove pagesën, unë mund të bëj çfarë të dua me ty!”

Diçka e ngjashme ndodh edhe kur individë me kulturë të ulët dhe me përgjegjësi shoqërore zero, shesin votën e tyre për një grusht pare. Dikush mund të thotë “e bëjnë se janë të varfër”. Ndoshta edhe janë, po a të nxjerrin nga varfëria 40.000 lekë të vjetra?! Për një javë ndoshta po, ose për një muaj kur familja ka disa vota. Po 47 muajt e tjerë derisa kodoshët që të kanë blerë votën të vijnë përsëri tek dera me po aq pak lekë në dorë?!

A nuk tingëllon shitja e votës si shkaku i kësaj varfërie, më tepër sesa si pasojë e saj?

Çfarë ndodh pasi kodoshi që ka blerë vota me të lirë përballet me mua që po shkruaj dhe me ty që po lexon? Fillimisht ai na qesh në fytyrë dhe na thotë se vota ime dhe vota jote nuk i hyjnë në punë, sado që ne e kemi peshuar dhe e kemi stërmenduar votën tonë përpara sesa ta hedhim në kuti. Ne kemi pasur iluzionin se vota jonë nuk ka çmim, se ajo përcakton vullnetin tonë për atë që duam në çdo ditë të jetës tonë për të paktën katër vitet që do vijnë. Vota jonë vërtetë nuk ka një çmim, por ajo ka një kundërçmim, një ekuivalent material. Nëse vota jonë ka qenë kundra, ajo asnjanësohet me 40 mijë lekë të vjetra ose më pak. Kodoshët që marrin fuqi nga votat e blera, na qeshin në fytyrë dhe fillojnë e majmen; me një grusht lekë që shpenzuan për të ardhur në pushtet, ata kanë në dorë të gjithë buxhetin tonë dhe ligjet me të cilat na sundojnë!

A ka ndonjë parti që ka ardhur në pushtet pa trafikuar dhe blerë vota? Për mua jo!

Kudo në botë trafikohen dhe blihen  vota, madje “janë bërë edhe filma për këtë”.

A është e mundur të ndalohet trafikimi dhe shitja e votave? Nuk e besoj! Pushteti sjell shumë para dhe një pjesë e këtyre parave do ta gjejnë se s’bën rrugën për tek hambari i votave!

Po çfarë ndodh? Pasi është kënaqur duke bërë qejf me atë që e ka paguar për votën, si maniak që është, politikani kodosh hedh sytë edhe nga ti dhe nga unë që nuk ia kemi shitur votën. Me ne e ka të kotë. Me ne nuk ka asnjë shans. Ne shtrëngojmë dhëmbët dhe mezi presim që të vijë koha kur t’ia përplasim me votë kundër, surratit! Por ai i pafytyri përsëri do të zgërdhihet dhe do të na tundë përpara hundës mijërat e votave të blera.

Mua më duket se kjo puna e shitblerjes së votës nuk ka ilaç. As ligji nuk vepron dot mbi të. Si mund të dënojnë dikë për shitblerje të votës disa njerëz që janë vendosur aty nga vetë kodoshët që kanë blerë vota?!

Në këtë pikë, ku nuk kam asnjë shpresë që kurdo që të thirremi për të votuar do na kërkojnë të na e blejnë votën, kam vetëm një sugjerim; rriteni çmimin e votës! Kërkoni 40 mijë Euro për një votë! Ta shikoni po nuk jua dhanë! Me aq shumë para blihen shumë më tepër sende… vetëm se kjo ka një të keqe… nëse ju kanë paguar aq shumë… do të kërkojnë mbrapsht akoma më shumë!

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.