Në 23 vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist, ra në sy që një ndër drejtuesit kryesorë të këtij forumi në kohët më të vështira, Pandeli Majko, nuk foli. Madje, kjo u raportua edhe në media. Dukej paksa e çuditshme, sepse të rinjtë e kujtojnë gjithmonë me nostalgji figurën e tij rinore në drejtimin e FRESSH. Por ndërsa të rinjtë e të vjetrit e sotëm ia kanë harruar këtë kontribut, duket se nuk e harron vetë Pandi dhe freshistët e tjerë të asaj kohe. Në facebook, ditën e djeshme qarkullonte një foto ku duken dy zyrtarët e sotëm dhe freshistët e djeshëm, Pandeli Majko e Petro Koçi. Epo, pas 23 vitesh, gati një çerek shekulli, memorja është fshirë, e personazhet, nuk janë më ata…