Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

“Kur opozita kishte popullin s’kishte liderin”, Ylli Manjani: Tani janë rikthyer liderat, ka ikur populli

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Drejtësisë nën siglën e LSI, Ylli Manjani ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me situatën në opozitë.

Ai shkruan se kur opozita kishte popullin nuk kishte lider pasi njëri ishte kishte dal në pension, ndërsa tjetri ishte bërë President, duke iu referuar Sali berishës dhe Ilir Metës, ndërsa sot që ka liderat që janë rikthyer nuk kanë më popullin.

“Në këndvështrimin tim modest, duket se jemi nën një qerthull politik pa dalje. Të paktën jo të shpejtë. Kur opozita politike kishte popullin s’kishte liderin (liderat). Njëri kishte dalë në pension, tjetri u bë President. Tani që janë rikthyer liderat, ka ikur populli.☹️

Ndaj Rama sundon i qetë në këtë vend, pavarësisht që i punon qindin!  Nuk na del nga shpirti, por nga llogjika shprehja, zotin ja luan!☹️

***

E kam këtë konstatim për të gjithë ata që thonë “Përse opozita nuk e përmbys Ramën tani?” Me ç’ta përmbysë?!” shkruan Manjani.

Më shumë