Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

‘Kur një person konsiderohet i shëruar nga koronavirusi’, studimi i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjitha vendet e botës, me numrin e të infektuarve që e ka kaluar shifrën e 1.2 milionë njerëzve, ndërsa janë regjistruar më shumë se 67 mijë viktima.

Por nga shifrat zyrtare që disponon Universiteti Johns Hopkins, i cili e ka ndjekur që prej janarit situatën me koronavirusin, regjistrohen edhe më shumë se 255 mijë të shëruar.

“Kategoria e njerëzve të shëruar filloi kur virusi ishte i përqëndruar në Kinë dhe mediat lokale po lëshonin raporte zyrtare,” tha për CNN një zëdhënës i John Hopkins University.

Megjithatë është e vështirë të përcaktosh saktë numrin e të shëruarve pasi raportet në disa shtete bazohen te raportimet e mediave lokale dhe me gjasë numri i personave që kanë përballuar me sukses Covid-19 është më i lartë.

Pse gjurmimi i rasteve të shëruara është i rëndësishëm?

Njohja me numrin e rasteve që janë shëruar mund të sigurojë të dhëna të përgjithshme të numrit të të infektuarve dhe jo vetëm.

Njohja e këtyre rasteve shërben si pikë e rëndësishme për të kuptuar se kur do të zhduket Covid-19 dhe në cilin moment njerëzit do t’i kthehen jetës normale.

Kur një person konsiderohet i shëruar?

Referuar studimit të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes, një person konsiderohet i rikuperuar nëse plotëson këto tri kritere:

1 – Nuk ka temperaturë për të paktën 72 orë pa përdorur ilaçe dhe nuk përjeton ethe.

2 – Përmirësohen simptoma të tjera, si kolla dhe vështirësia në frymëmarrje.

3 – Ka kaluar një periudhë prej të paktën 7 ditësh nga shfaqja e simptomave të parë.

4 – Nëse testimet për Covid-19 dalin negativ dy herë radhazi, me një diferencë prej 24 orësh nga njëri-tjetri.

Megjithatë me termin “i shëruar” nuk do të thotë se pacienti është i shëndetshëm, pasi ka shumë pacientë që ndihen të lodhur dhe kanë kollë, ndonëse i kanë plotësuar kriteret e gjendjes së rikuperuar.

Më shumë




spot_img








spot_img