Tirana
clear sky
-1.5 ° C
-1.5 °
-1.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
2 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Kur Interpol të fut në “rreth të kuq”, ja kush është shqiptari i cili kërkohet në 194 shtete të botës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Muharrem Llani është një nga 69 shqiptarët, i cili kërkohet në 194 shtete të botës.

Llani kërkohet nga Shqipëria dhe Italia, por sipas procedurave, në rast arrestimi ai së pari do të jetë subjekt gjykimi në Shqipëri, si vendi në të cilin ka kryer krimin.

Në faqen zyrtare të Interpol, për Muharrem Llanin shkruhet se akuzohet për vrasje me paramendim.

Në dosjen që ndodhet në Shqipëri ai bashkë me të vëllain janë akuzuar dhe dënuar me nga 25 vite burg secili për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dy herë (një herë e mbetur në tentativë).

Në vitin 2012, sipas dosjes dy vëllezërit qëlluan për vdekje Arjan Shkretën dhe plagosën rëndë vëllain e tij, Leli Shkreta.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, i cili është zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sepse, nuk ishte funksionale as gjykata e krimeve të rënda dhe as gjykata speciale asokohe, Prokuroria e Kurbinit kërkoi shpalljen fajtor të dy të pandehurve për vrasjen e shtetasit Arjan Shkreta, dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Leli Shkreta, (viktimat vëllezër me njëri-tjetrin), ngjarje e cila ka ndodhur në datë 4 nëntor 2012 në fshatin Fushë-Mamurras, të Rrethit Kurbin.

Ndërsa për vëllain e Muharremit, Jetmirin ka një dosje në Itali, për krime edhe më të rënda, që nisin me vrasje e deri në pengmarrje e shfrytëzim prostitucionit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img