Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

“Kur i ka thënë “jo” Ramës?” Ibrahimaj: Ka raste që patjetër ka pasur debate të forta për një vendimmarrje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj  foli për situatën, krizën si dhe për paketën anti-krizë që qeveria prezantoi pak ditë më parë.

Madje ajo e ftuar në “RTV Ora” ka treguar se ka raste që i ka thënë “jo” kryeministrit Rama për vendimmarrje të caktuara.

Ministrja u shpreh se ka raste që patjetër ka pasur debate të forta për vendimmarrje të caktuara në qeveri duke theksuar se duhet ruajtur situata makro-ekonomike.

“Ky është një vit i cili është i vështirë dhe ka para disa pasiguri që lidhen me vitin e ardhshëm dhe situatën globale. Ne kemi marrë vendimet që duhen marrë. Ka raste që patjetër ka pasur debate të forta për vendimmarrje të caktuara.

Jemi para një viti që duhet të rrisim buxhetin për ata që nuk mund të përballojnë kostot e jetesës, ndërsa nga ana tjetër duhet të ruajmë situatën makro-ekonomike. Vendimi më i vështirë është paketa dhe miksi i politikave që po marrim këtë vit me rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe atyre me aftësi të kufizuara” tha ajo.

Më shumë


spot_img








spot_img