Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Kur fitoi pandershmërisht ndaj Olldashit parashikova që s’do merrte kurrë trofe”, Topi: Basha është njeri pozitiv, por jo i sinqertë me njerëzit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka komentuar sot situatën politike në vend, pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku fituese doli Partia Socialiste me 786.000 vota duke prodhuar kështu 74 mandate.

I ftuan në emisionin “Kjo Javë”, Topi tha se Basha është njeri pozitiv, por është jo i sinqertë me njerëzit me elektoratin, ndaj duhet të zhvishet nga hipokrizia.

Ai kujtoi vitin 2013 kur Basha u vendos në krye të PD, “pandershmërisht” siç tha Bamir Topi, duke treguar se që sokohe e parashikoi që Basha nuk do të merrte kurrë një trofe.

Pyetje: Nëse Basha do iu kishte kërkuar juve tani një këshillë, çfarë do i thonit?

Bamir Topi: Bashës do t’i kisha këshilluar që të ikë nga skema e hipokrizisë. Të dali….shiko Basha nuk është njeri negativ, është një qytetar pozitiv i cili ka kontributet e veta sigurisht, dhe nëse do flisja për të është në grupin e njerëzve që mund të rigarojë dhe mund të fitojë. Duhet të lërë çdo notë hipokrizie jashtë dhe të jetë tepër i sinqertë me njerëzit. Duhet të jetë burrë të bëhet burrë në politikë. Nëse unë kam një mentor dhe e shoh që me këtë mentor unë po shkoj gjithnjë në humbje, unë do ikja do e lija. Duhet të tregohet i sinqertë në marrëdhënie me njerëzit. Një buzëqeshje e thatë false nuk të çon askund. Kur njeriu qesh pa përmbajtje sinqeriteti, nuk fiton. Ai i ka mundësitë të shkojë në këtë plan sinqeriteti dhe ai mund të ecë vetë. Kur është zgjedhur Basha në atë betejë jo të ndershme brenda partisë me Olldashin, kam thënë nëse fizionomia e tij do të ecë në mbulimin e Berishës, unë e dhashë parashikimin tim, ka ardhur dhe do iki pa asnjë trofe. Dhe doli, inshalla nuk vazhdon kështu.   

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img