Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

VIDEO: Vajza e ish-deputetes së PD thotë se Shqipëria e ka shpallur Pavarësinë në 1992!

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Vajza e ish-deputetes së PD thotë se Shqipëria e ka

E kur vjen puna te pyetje inteligjente si: Kur është shpallur Pavarësia e Shqipërisë? Vip-at tanë nuk dine se çfarë përgjigje të japin.

Kjo pyetje së fundmi u është drejtuar gocave të “Best deal” në një nga puntatat kur ato do të përdornin inteligjencën e tyre, për të arritur ofertën më të mirë në hotelet e bregdetit tonë.

Përgjigja më e goditur ishte ajo e dhënë nga vajza e ish-deputetes së Parisë Demokratike Albina Deda, Adës.

Blogerja me siguri të plotë ashtu si dhe ju mund ta kuptoni nga videoja është përgjigjur se Pavarësia e Shqipërisë është shpallur më “28 nëntor 1992”.

Mirëpo, edhe vajzat e tjera nuk arritën që ta gjenin, pëveç Mis Shqipërisë, Iljada Bacit e cila tak-fak gjeti përgjigjen e saktë.

Gazetari: Kur është shpallur Pavarësia e Shqipërisë?

Linda Jarani: 29 nentor 1912

Belinda Dragoti: A është 28 nëntor? Apo është çlirimi? Se e ngatërova

Iljada Baci: 28 nentor 1912

Ada Deda: Më 28 nëntor. Ta them vitin? 92!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese