Hapësire reklamuese

Politikë

'Kur e denoncova kërcitën telefonatat', Basha: Kryeprokurorja e Tiranës ikonë e krimit dhe korrupsionit. Imeraj i përgjigjet ‘live’: E ka personale me mua

Shkruar nga Newsbomb
'Kur e denoncova kërcitën telefonatat', Basha:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin ‘’Real Story’’ se kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj është ikonë e krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Ai tha se KPK nuk pati guxim ta shkarkotne pasi drejtësia në Shqipëri është e kapur dhe për këtë bëri fajtore qeverinë të kryesuar nga Rama.

Madje Basha thotë se kur e denoncoi këtë kërcitën telefonatat dhe se vetë përfaqësuesi ndërkombëtar për 8 orë kërkonte shkarkimin e saj.

‘’Nuk është e vërtetë që do ndërhyj në ligje. Të dyja pohimet e planit dhe librit janë të qarta, kemi përfunduar këtu sepse politika ka ndërhyrë në drejtësi. Nëse Reforma zbatohet sipas parimeve perëndimore, do të kemi gjqytare e prokurorë të aftë, fund pandëshkueshmërisë. Javën e kaluar ke më flagrantin, ku përfaqësuesi ndërkombëtar i kërkoi shkarkimin Komisionit të kryeprokurores së Tiranës, ikonë e korrupsionit e të krimit, dhe Komisioni nuk pati guximin. Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat. Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit. Vulën ja vuri Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit. Mos bëjmë sikur nuk e dimë këtë. Unë do mbaj duart larg nga drejtësia", tha Basha.

Ndërkohë kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj i është përgjigjur “live” liderit demokrat, dhe në një mesazh të lexuar nga drejtuesi i emisionit, Imeraj thotë se çështja mes saj dhe Bashës është personale për shkak të dosjeve që ka ai në Prokurorinë e Tiranës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll