Modelja braziliane Adriana Lima njihet për pozat e saj tërheqëse dhe për “zemërgjerësinë” e saj me ndjekësit duke i dhuruar herë pas here foto me pak rroba mbi trup sa ndonjëherë edhe nudo. Sërish Adriana ka ditur si të realizojë foton perfekte nën dritën e Hënës dhe pa të brendshme fare.
Ajo është fotografuar duke qëndruar përballë me hënën në një liman pranë një deti në SHBA. “Kur dy Hëna takohen”, shkruan Adriana krah fotos. E mënjëherë ndjekësit “shpërthyen” dhe i lanë komentet lumë për trupin perfekt të modeles, të cilin na lejoni ta themi që do e kishte zili çdo femër.
Epo, mbrapa trupit të Adrianës sigurisht që qëndron një punë intesive në palestër, një dietë e ndjekur me përpikmëri dhe ashtu si është dhe shprehja “çdo sakfricë dhe lodhje në fund shpërblehet”, dhe Adriana është shpërblyer me një super trup.
