Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kur do të kemi lirim të masave? Brataj: Nga java në javë, por mutacionet... (Tregon kur preket organi i mushkërisë nga Covid)

Shkruar nga Newsbomb
Kur do të kemi lirim të masave? Brataj: Nga java në javë,

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për procesin e vaksinimit masiv, ku tha se janë garantuar mbi 50% e dozave që duhen për popullatën tonë.

Sipas Bratajt nga java në javë mund të kemi lirim të masave, por për shkakun e fushatës elektorale, do të qëndrojmë në këto masa që jemi për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve. 

“Ne jemi ende në skenarin e parë dhe janë garantuar mbi 50% e dozave që duhen. Asnjë vend nuk është i mbrojtur nëse nuk vaksinohet e gjithë bota. 50% e njerëzve e kalojnë COVID pa simptoma", tha mjeku Brataj.

Pyetje: Me lehtësim masash i referoheni uljes së orës policore?

Brataj: Duke filluar nga java në javë mund të ketë lirim të mëtejshëm të masave. Janë disa masa. Të gjitha masat sidomos shkollat dhe studentët që nuk kanë bërë asnjë ditë leksion, të bësh leksion në orën e parë online është e vështirë. U bë viti i 2, pothuajse s’kanë bërë leksion asnjë ditë. Ishin grupi që vinin për herë të parë. Nuk është tradicionale kjo mësimëdhënie. E dimë mirë që nga kinematë teatrot stadiumet, s’janë vetëm restorantet dhe bari që kërkojnë lehtësim, por e gjithë jeta jonë.. Në këtë moment që u liruan masat janë zgjedhjet dhe nuk mund të rrezikojmë më tej.

Ndër të tjera Brataj foli edhe për shenjat e Covid-19, ku u shpreh se kolla e thatë pas 7 ditësh, tregon që është prekur organi i mushkërisë.

“Po filloi kolla është shenjë se është prekur mushkëria. Në fazën e parë temperatura është e para, lodhja dhe diarreja. Por kur fillon kolla e thatë pas 7 ditësh, aty është prekur mushkëria”, u shpreh Brataj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll