Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kur do të hiqen masat anti-Covid? Flet Manastirliu: S’mund të themi se e kemi fituar luftën, por…

Shkruar nga Newsbomb
Kur do të hiqen masat anti-Covid? Flet Manastirliu: S’mund të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi sërish mbrëmjen e sotme se nuk mund të themi se e kemi fituar luftën me Covid-19, teksa u pyet se kur do të hiqen masat anti-Covid. Ajo u shpreh në Top Channel se në Shqipëri janë vaksinuar afro 50% e popullatës kundër Covid-19.

Manastirliu: Nuk mund të themi ende se është fituar lufta me Covid. Vijojmë të kemi një numër të madh infektimesh ditore. Varianti Omicron infekton më shumë dhe shton një hospitalizim.

Ky variant mund të shkaktojë pasoja të rënda tek dikush që ka një shëndet delikat. Në Shqipëri janë kryer 2. 6 milionë vaksinime të kryera. Ne kemi 50% të vaksinimit të popullatës. Në Gusht dhe Shtator u pa se u rrit sërish numri i nfektimeve që gjatë verës ishte shumë i ulët dhe njerëzit menduan se pandemia iku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll