Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kur do të çlirohet Shqipëria nga Covid-19? Sulçebe: Qytetet e tjera duhet të presin disa muaj, ndërsa Tirana e arrin imunizimin në…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i komitetit të vaksinimit, Genc Sulçebe ka deklaruar se vaksinimi dhe kalimi natyral i infeksionit kanë ndikuar për imunizimin e plotë të qytetarëve në Tiranë.

Ai u shpreh se në qershor pritet që Tirana të jetë imunizuar plotësisht ndaj Covid-19.

“Normalisht duhet që 70% e popullatës të jetë imunizuar. Duke përfshirë imunizimin natyral qoftë dhe vaksinimin dhe po arrijmë në shifra në 30%. Për qytetin e Tiranës të dy këta faktorë do kontribuojnë që nga fundi Qershorit ky prag duhet të arrihet”, u shpreh ai.

I pyetur se kur mund të çlirohet Shqipëria plotësisht nga Covid-19, ia tha se nëse vijojmë me këto ritme vaksinimi, në fillim të vjeshtës mund të arrihet edhe në rang kombëtar.

“Ndërsa për qytetet e tjera duhet të presim disa muaj. Nëse vijojmë me këto ritme vaksinimi, unë mendoj që në fillim të Vjeshtës mund ta arrijmë edhe në rang kombëtar”,  tha mjeku Sulçebe për Klan Tv.

Mjeku imunolog Genc Sulçebe theksoi se gjithnjë do të ketë xhepa të popullatës të pa imunizuar të cilët do të jenë në rrezik nga Covid.

Më shumë

spot_img
spot_img