Hapësire reklamuese

Politikë

Kur do hapen kufijtë ajrorë? Përgjigjet Rama: Ne s’do bëjmë as tampona, as karantinim për ata që vijnë nga jashtë! Është e kotë

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve para ambienteve të spitalit Covid 3.

Rama u pyet se kur do hapen kufijtë detarë dhe ata ajrorë por tha se kjo nuk varet thjesht nga shteti shqiptar.

“Ju duhet ta dini që kjo nuk lidhet thjesht me ne, lidhet dhe me palët e tjera. Ne kemi hapur kufijtë tokësorë nga ana jonë por jo të gjitha vendet i kanë hapur kufijtë tokësorë apo njësoj si ne. Se është kollaj të vësh kujën o ramazono hap kufijtë se i ka hap gjithë bota.

Me kufijtë ajrorë është e njëjta gjë. Ne mund ti hapim  por a i hapin të tjerët? Psh. sot debati ju e dini është brenda BE me Italinë dhe Spanjën. Është debat i madh. Nëse vendoset psh. Gjermania dhe Franca mos hapen me Italinë, po qe se ti hapesh me Italinë, atëhere mbyllesh me Gjermaninë dhe Francën.

Kanë lënë një afat 15 qershor për shengenin dhe do shohim si do vijohet”, tha shefi i qeverisë ndërsa pohoi se nuk do bëhet asnjë testim dhe procedurë karantinimi për ata që do hyjnë në Shqipëri.

“Ne s’do bëjmë as tampona as detyrime për karantinim të atyre që hyjnë, është e kotë, komplet e kotë. Kemi parë edhe se si Greqia ka relaksuar planin sepse është e pamundur. Ti hapesh kur do turizëm dhe pastaj ca do bësh, do i mbash njerëzit mbyllur e do tamponosh gjithë dynjanë? Se ti do e bësh testin, por e kemi thënë, ai është në fazën e intubimit, testi nuk e kap… “, u shpreh kryeministri duke trumbetuar mandej rezultatet e deritanishme të qeverisë në luftën kundër covid 19.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.