Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

KUR DO ÇOHESH, O SHQIPTAR?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga, ekskluzivisht për Newsbomb.al

Buka u rrit me 10 lekë!

Buka “masive” dhe sigurisht, edhe buka “speciale”!

Asnjë protestë, asnjë reagim, as “masiv”, as “special”.

Mos ndoshta shqiptarët nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë kjo?!

Mos vallë ata mendojnë që shpenzimi i tyre shtesë do të jetë 10 lekë herë 30 ditë, baraz 300 lekë në muaj?! 3600 lekë në vit?! A ja vlen të ngrihesh për kaq pak?

Të jesh shqiptar, nuk ia vlen! Nuk ia ndjen shqiptarit për aq pak!

Të jesh francez, digjet Parisi!

Digjet Parisi sepse francezët e kuptojnë të gjithë se kur rritet buka me 10%, do të rritet gjithçka tjetër me minimalisht 10%, sepse tendenca është që të spekulohet për më shumë!

A nuk e kuptojnë shqiptarët që në fund të muajit do të jenë minimalisht 10% më të varfër?

A nuk e kuptojnë shqiptarët e mesëm që verën që vjen nuk do të kenë para për pushime?

A nuk e kuptojnë shqiptarët e varfër, që për të mbushur barkun si më parë do të duhet të heqin dorë nga veshjet, ngrohja, librat e fëmijëve? Ah jo, nga librat jo, sepse na i jep qeveria falas; librat e zhgarravitur e të shqyer të atyre që mësuan me to vitin që shkoi!

Dikush që ka rezistencë mendore të pandreqshme, nuk e kupton pse rritja e bukës do të shkaktojë rritje të gjithçkaje që paguhet me para! Do ta ndjejë shumë shpejt! Që kur të blejë diçka tjetër. Që kur të qethet tek berberi.

–              O berber vëllai, po ti pse e ke rritur të qethurën?

–              Është rritur buka vëlla. Me lëkët që më jep ti e blej bukën unë!

Do të rritet buka, ushqimet, frutat dhe perimet, nafta dhe gazi, veshjet, orenditë, shtëpitë. Do të rriten shërbimet. Gjithçka do të rritet, përveç nevojës së shqiptarit për të protestuar.

Po qeveria, çfarë bën? Qeveria premton rritje rrogash dhe pensionesh. Premton. Domethënë mund t’i rrisë, por mund edhe të mos i rrisë. Nëse e bën, do ta bëjë në fund të mandatit, me pikatore, për votat. Kurse rritja e çmimeve ka ndodhur që sot. Është fakt. Do ta ndjejmë të gjithë në fund të muajit, sepse për fat të keq nuk jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë që në fillim!

A kanë faj shqiptarët që nuk protestojnë?

Sot jo. Sepse për të ngritur qytetarët në protesta duhet opozitë e sot opozitë nuk ka. Opozita ka hallet e veta, sepse liderat mund të humbasin partinë dhe privilegjet që të qenit kryetar partie sjell. Qytetarët nuk ngrihen sikur t’i lësh fare pa bukë, pa zgjidhur problemin e tifozllëkut të tyre “shpirtëror”. Pa bukë do rrimë, pa ujë do rrimë, vetëm ju mos u zini! Kafshëria vazhdon!

Nuk besoj se gaboj kur shkruaj se ti o lexues tani po mendon” Epo mirë o ti shkrimtar, po të japim të drejtë. Ja problemet dolën, edhe pamundësia për t’u ngritur në protesta është e qartë, po unë çfarë të bëj i vetëm?” Mos u streso. Ke disa mundësi. E para, shtrëngo rripin, siç mund të kesh bërë edhe herë të tjera. E dyta, afrohu me pushtetin, në mos ti, shumë të tjerë e kanë bërë sa herë ua ka ndjerë b… lagështirën. E treta, prit dhe shpreso tek opozita, e cila po “shkatërron” veten për të mos u prishur me Amerikën, dhe Amerika nuk të lë kurrë pa bukë. E katërta, ngarko dhe emigro, siç kanë bërë të gjithë ata që nuk i bëjnë dot tre të parat.

Mbase ti ke në kokë ndonjë zgjidhje tjetër që mendja ime nuk e rrok, por asgjë nuk ma qetëson dot ndjenjën e acarimit kur shoh se askush nuk lëvizi për bukën e fëmijëve të vet dhe ndjenjën e pafuqisë për të mos bërë dot asgjë më tepër për të pamundurit, sesa ky shkrim që do harrohet shpejt!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img